Regjime Tatimore dhe Impakti Fiskal
Regjimet tatimore ndryshojnë në varësi të mjedisit ekonomik, duke u bërë gjithnjë e më komplekse. Pikërisht për t’i thjeshtuar, BOZO & Associates mundëson ekspertizën dhe përvojën e domosdoshme, për t’i dhënë zgjidhje çdo problemi.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillim për taksat e zbatueshme në nivel lokal dhe kombëtar
- Opinione ligjore dhe interpretim legjislacioni në lidhje me përjashtimet
- Çështjet lidhur me zbatimin e Tatimit në Burim
- Taksa mbi infrastrukturën dhe pasuritë e paluajtshme
- Çështjet në lidhje me Marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë
- Zbatimi i akcizave dhe përjashtimet
- Ndjekja e vlerësimit tatimor në rrugë administrative dhe në procedime gjyqësore