Ne zgjidhim çështje komplekse

BOZO & Associates është studioja ligjore, në të cilën profesionistë dhe partnerë profesionistë dhe me një përvojë të gjatë në çështje ligjore, ju ndihmojnë për të gjetur zgjidhjen e kërkuar.
Koncesionet dhe Prokurimet Publike

Koncesionet dhe Prokurimet Publike

BOZO & Associates mbulon të gjitha procedurat e ndërmara nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike, të cilat janë të financuara nga buxheti i shtetit.
E Drejta e Familjes

E Drejta e Familjes

Një larmi çështjesh si: martesa, divorci, adopimi i fëmijëve, etj, shërbejnë si rregullatorë të marrëdhënieve familjare. Edhe në këtë fushë delikate, ekspertët e BOZO & Associates ndihmon në procese të ndryshme, për të garantuar rezultate që bazohen në drejtësi.
Punësim dhe Imigracion

Punësim dhe Imigracion

Ligjet që lidhen me punësimin janë dinamike dhe pësojnë ndryshime në një hark kohor të shkurtër, bazuar edhe në politikat e reja që ndërmarrin qeveritë, për të pasur një qasje inovatore ndaj punësimit, duke garantuar kushte më të mira dhe korrekte në punë.
Pronësia Intelektuale dhe Të Drejtat E Autorit

Pronësia Intelektuale dhe Të Drejtat E Autorit

Një tjetër shërbim i ofruar nga BOZO & Associates është edhe ai i konsulencës dhe zbatimit të projekteve që kanë në fokus përdorimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ne mundësojmë shërbime për klientë dhe shoqëri të ndryshme, shqiptare apo mbarëkombëtare, të cilat zhvillojnë veprimtaritë në vend dhe kërkojnë asistencë të posaçme dhe konsulentë profesionistë, sipas standardeve ndërkombëtare.

BOZO & Associates i është besuar konsulenca ligjore për klientë si: IFC, Banka Botërore, UNDP, BERZH, etj. Studioja ligjore ka qenë e përzgjedhur nga projekte të ndryshme, me financim të BE, për gap analysis, hartimin e analizave, si dhe akteve ligjore dhe nënligjore, sipas orientimeve të BE-së, në mënyrë që të ofrojmë asistencën e duhur ligjore për organizatat e ndryshme ndërkombëtare. 

Synimi ynë është të njohim interesat dhe objektivat e klientëve tanë, duke ofruar zgjidhje efektive, me qëllim që të përmbushim dhe tejkalojmë pritshmëritë e tyre.

BOZO & Associates është e specializuar për ofrimin e ekspertizave të thelluara në ndjekjen e investimeve të huaja, në të gjitha proceset dhe ndërlikimeve që mbart legjislacioni kombëtar. Gjithashtu, mundësojmë konsulencë ligjore, financiare edhe në fushën e tatimeve mbi procedurën e themelimit të shoqërisë, si dhe kryejmë procedurat e aplikimit të klientëve, që prej fillimit e deri në përfundimin e regjistrimit pranë Qendrës së Regjistrimit Kombëtar.

Të gjitha këto, mundësohen nga një staf profesionist me mbi 20 vite eksperiencë, të cilët përmes vlerave të përbashkëta, përkushtimit dhe punës sipas standardeve ndërkombëtare, garantojnë shërbime ligjore profesionale dhe cilësore.

Rreth Nesh