Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Profesionistët dhe partnerët tanë janë të specilizuar në menaxhimin e proceseve gjyqësore në të gjithë sektorët, duke parandaluar dhe zgjidhur konfliktet ligjore, përmes këshillave praktike që kanë në fokus përmbushjen e objektivave strategjike të klientëve tanë.
Në këtë sektor, BOZO & Associates ka një eksperiencë të gjatë dhe një numër të madh arritjesh, veçanërisht në çështje të vështira, në nivel lokal dhe arbitrazhi. Sukseset tona i atribuohen përgjegjësisë, profesionalizmit dhe ndërgjegjësimit tonë mbi faktin që çdo konflikt ka veçori unike.
Praktikat e BOZO & Associates përfshijnë:
- Analiza për zgjidhje strategjike, opinione ligjore për detyrime potenciale, mosmarrëveshje dhe planifikime për zgjidhjen paraprake, të projektuara për të ndihmuar klientët të administrojnë riskun
- Përfaqësim i kompanive gjatë negociatave me autoritetet publike dhe palë të treta
- Përfaqësim ligjor në zgjidhjet jashtë gjyqësore
- Përgatitje e ankimeve dhe dokumenteve, komunikimeve, raporteve, paraqitja në seanca gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri