Energjia
Furnizimi me energji dhe reduktimi i vazhdueshëm i resurseve natyrore përbëjnë një ndër sfidat kryesore me të cilat hasen qeveritë kudo në botë. Ndaj, edhe kërkesat janë komplekse dhe po aq sfiduese sa edhe situata në të cilën gjendemi.
Asistenca jonë përkon me mbulimin e sektorëve të energjisë, mundëson orientimin e sigurt në përballje me kërkesat e kësaj fushe, të cilat janë gjithnjë në rritje. Ne garantojmë këshillimin ligjor më cilësor, në nivelin më të lartë të profesionalizmit.
BOZO & Associates mundëson këto praktika:
- Këshillim dhe asistencë ligjore në sektorët e energjisë elektrike, naftës dhe gazit, minerare
- Këshillim i plotë dhe ndjekje e ekzekutimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure
- Konsulencë në lidhje me procedurat dhe aplikimet në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN)
- Këshillim dhe asistencë në zbatim të lejeve, licencave dhe autorizimeve të lëshuara nga QKL, ministritë dhe autoritetet lokale
- Konsulencë dhe asistencë mbi legjislacionin e zbatueshëm në lidhje me operacionet, legjislacionin tatimor, përjashtimet e aplikueshme dhe procedurat tatimore
- Përgatitja e kontratave dhe marrëveshjeve me punonjësit, nënkontraktorët për operacionet e shpimit, transportit, shërbimeve sizmike, trajtimit të mbetjeve, ujërave, shërbimet e sigurisë fizike, kontratat e qirasë së tokës
- Ndjekja e procedurave dhe përgatitja e dokumentacionit për prokurimet e shërbimeve në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure dhe detyrimet e saj
- Identifikimi i tokave dhe pronareve të tokave ku do ndërtohen sheshet e shpimit dhe kryhen operacionet, konsulencë ligjore për shpronësimet, të drejtat e pronësisë, përgatitja e dokumentacionit dhe aplikimet e nevojshme në varësi të statusit të tokës, marrëdhënia dhe negociata me pronarët