Pronësia Intelektuale dhe Të Drejtat E Autorit
Një tjetër shërbim i ofruar nga BOZO & Associates është edhe ai i konsulencës dhe zbatimit të projekteve që kanë në fokus përdorimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Skuadra jonë ligjore asiston klientët për transaksione në nivel kombëtar dhe mbarëkombëtar me ndikim në të drejtat e tyre mbi markat apo patentat e regjistruara.
Sektorët që ne mbulojmë janë:
- Financë
- Energji
- Infrastrukturë
- Transport
- Shkencë dhe Shëndetësi
- Teknologji dhe inovacion
Praktikat e ekspertëve të BOZO & Associates përfshijnë:
- Këshillime ligjore në lidhje me mbrojtjen e markave tregtare, patentave, logove, veprave
- Shërbime këshillimi, përgatitja e dokumentacionit, aplikimet dhe ndjekja e procedurave në DPPM për procesin e regjistrimit të markës/ patentës deri në marrjen e Certifikatës së Regjistrimit
- Përgatitje e kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore për mbrojtjen, administrimin dhe shfrytëzimin e të drejtave të pronësisë intelektuale
- Këshillim i përgjithshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të Drejtën e Autorit
- Due Diligence e të drejtave të autorit
- Këshillime në lidhje me licencimin, caktimin dhe transferimin e të drejtave të autorit