LEGJISLACION NE FUSHEN TATIMORE

VENDIM I KM NR. 31, DATË 27.11.2015 “PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24, DATË 2.9.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”.

Me ane te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave, nder te tjera parashikohet se cdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të ligjit të procedurave tatimore, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

Gjithashtu, cdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.

Tatimpaguesi është i ndaluar të mbajë apo përdorëpajisjefiskaledhesistememonitorimitë qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në ligjin e procedurave tatimore apo akteve nënligjore në zbatim të ligjit.

Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.

Organet tatimore kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore, si dhe të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore janë të plota dhe të sakta lidhur me deklarimin e pagës reale. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli i parë në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të të punësuarëve në organin tatimor tatimpaguesi përkatës detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. 

Tatimpaguesi, që kryen shitje me shumicë të mallrave në adrese të identifikuar si njësi te shitjes me shumicë, ose mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. 

LEGJISLACIONI MBI INFORMACIONIN GJEOHAPESINOR

VENDIM I KM NR. 942, DATË 18.11.2015 “PER MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PLANIFIKIMIN DHE REALIZIMIN E FOTOGRAFIMIT AJROR TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Me këtë rregullore përcaktohen rregullat bazë për planifikimin dhe realizimin e fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, për qëllime të infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor.

Fotografimi ajror kryhet nga subjekte të certifikuara nga organet kompetente përkatëse për mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve në fluturim. 

Autorizimin për fotografimin ajror, të pjesshëm ose të përgjithshëm, të hapësirës së Republikës së Shqipërisë nga agjenci shtetërore ose private, brenda dhe jashtë vendit, për qëllime të ligjit nr. 72/2012, e jep ministri i Mbrojtjes, pas miratimit të projektit nga ana e ASIG-ut ndersa lejen për realizimin e fluturimeve që lidhen me fotografimin ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, për qëllime të ligjit nr. 72/2012, e jep Autoriteti i Aviacionit Civil, si autoritet kompetent për mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve në fluturim. 

LEGJISLACION MBI AKTIVITETIN MINERAR

UDHEZIM NR. 255, DATË 3.11.2015 “PER PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TARIFAVE PËR MARRËVESHJET E KRIJIMIT TË SERVITUTIT NË PUNIMET MINERARE NËNTOKËSORE HORIZONTALE”.

Me ane te ketij Udhezimi parashikohet se servituti në punimet minerare nëntokësore horizontale, që i përkasin një zone tjetër ekzistuese të lejuar minerare, krijohet vetëm me marrëveshje mes palëve ndërmjet zotëruesit të lejes minerare ekzistuese, në të cilën gjenden punimetnëntokësorehorizontaledhezotëruesittë lejes minerare, i cili kërkon të përfitojë servitutin për bërë të mundur arritjen e trupit minerar.

LEGJISLACION NE FUSHEN E ENERGJISE

LIGJ NR. 124 DATE 12.11.2015 “PER EFICENCËN E ENERGJISË”.

Ky ligj zbatohet për personat juridikë, që ushtrojnë veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë; personat fizikë dhe/ose juridikë, publikë ose privatë, që janë konsumatorë fundorë të energjisë si dhe personat fizikë dhe/ose juridikë, që sigurojnë shërbimet energjetike për përmirësimin e eficencës së energjisë.

Qëllimi i këtij ligji është hartimi i rregullave dhe politikave kombëtare për nxitjen, promovimin e përmirësimin e përdorimit eficent të energjisë, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe heqjen e pengesave në tregun e energjisë; vendosja e objektivave kombëtarë të eficencës së energjisë si dhe rritja e konkurrueshmërisë së operatorëve.

Agjencia për Eficencën e Energjisë monitoron zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Eficencën e Energjisë dhe është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për eficencën e energjisë.

LEGJISLACION NE FUSHEN E MJEDISIT

VENDIM I KM NR. 912, DATË 11.11.2015 “PER MIRATIMIN E METODOLOGJISË KOMBËTARE TË PROCESIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS”.

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton metodologjinë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Metodologjia ofron tabela me hapa të njëpasnjëshëm dhe lista kontrolli që tregojnë, ekzaktësisht, çfarë kërkohet nga secila palë përgjegjëse për administrimin e procesit paraprak dhe të thelluar të VNM-së.