Koncesionet dhe Prokurimet Publike
Kontratat publike gëzojnë interesin e veçantë të operatorëve të biznesit, gjithsesi, duhet theksuar se marrëdhëniet tregtare me subjektet publike ndryshojnë shumë nga ato të kompanive private, për shkak të procedurave unike dhe rolit të rëndësishëm që kanë për operatorët e biznesit.
BOZO & Associates mbulon të gjitha procedurat e ndërmara nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike, të cilat janë të financuara nga buxheti i shtetit; për mallrat; punët dhe shërbimet. Ne mundësojmë edhe asistencën për marrëveshjet koncesionare/partneritete publike private që bazohen në:
Investime në koncesione/partneritete publike private;
Çështje që lidhen me rregullimet dhe mbështetje financiare.
Praktikat e BOZO & Associates përfshijnë:
- Shërbime ligjore të specializuara në çështjet procedurale dhe ligjore të lidhura me punimet publike, ofertat dhe shërbimet, si dhe Ortakëritë Private Publike (OPP-të)
- Negocimi dhe strukturimi i projekteve, duke konsultuar për pajtueshmërinë me procedurat e tenderit dhe kontratat publike dhe përfaqësimin e klientëve në vlerësimin e riskut dhe pajtueshmërinë me rregullat
- Përgatitja dhe hartimi i propozimeve, dokumenteve të tenderit dhe këshillim për procedurat e tenderit, legjislacionit në fuqi si dhe ndjekjen e procedurave ankimore
- Në lidhje me koncesionet ofrohet këshillim ligjor për parashikimet e legjislacionit në fuqi, të cilat lidhen me dhënien me koncesion, propozimet e pakërkuara, procedura, dokumentacioni, afatet, ankimi dhe autoritetet përgjegjëse për trajtimin e tyre
- Konsulencë dhe asistencë ligjore në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave koncesionare
- Konsulencë dhe ndjekje e procedurave për marrjen e të gjitha lejeve të nevojshme të ndërtimit: mjedisore, për përdorimin e ujit, certifikatat e pronësisë, raportimet periodike dhe korrespondencat me institucionet publike të lidhura ngushtë me aktivitetin e tyre
- Negociata me investitorët, përgatitja e marrëveshjeve të bashkëpunimit, kredive dhe huave
- Përgatitja, shqyrtimi dhe procedurat për përfshirjen e ortakëve të huaj deri në transferimin e kuotave të shoqërisë koncesionare