Mbledhje Borxhi
Në sajë të bashkëpunimit tonë me partnerët ndërkombëtarë, ne mundësojmë mbulimin e gamës së plotë të transaksioneve, si dhe mbledhjen e borxheve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera. Bashkëpunimi ynë ka sjellë edhe përfundimin me sukses të një numri të madh çështjesh sfiduese në sektorë të ndryshëm, si: financiar, energjitik dhe detar.
Praktikat e BOZO & Associates përfshijnë:
- Ne kryejmë gjithë hapat e mundshëm për mbledhjen e borxheve duke ndjekur gjithë procedurat gjyqësore.
- Komunikim i drejtpërdrejtë me subjektet e interesuara.
- Rregullimi i shlyerjeve të borxhit, paraqitje e propozimeve për shlyerje borxhi apo zgjidhje alternative të kompensimit.