Pasuritë e Paluajtshme
Tregu i pasurive të paluajtshme gjithnjë e më shumë po sofistikohet dhe për pasojë, transaksionet po bëhen përherë e më sfiduese, andaj i asistojmë klientët tanë në çështje të pasurive të paluajtshme në procesin e: shit-blerjeve, qirave, hipotekave, garancive dhe barrave siguruese.
Praktikat tona përfshijnë:
- Këshillim mbi rishqyrtimin e titujve dhe barrave mbi pasuritë e paluajtshme në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme
- Hartim i kontratave, marrëveshjeve, akteve dhe dokumente të tjera ligjore
- Vlerësimi i të drejtave të pronësisë, konsulencë dhe ndjekje e procedurave për ndryshimin e destinacionit të tokës
- Konsulencë ligjore për shpronësimet, përgatitja e dokumentacionit dhe aplikimet e nevojshme në varësi të statusit të tokës, marrëdhënia dhe negociata me pronarët