Projekte dhe Analizë Ligjore
Ndryshimet në politikat monetare, fiskale, mjedisore, destabiliteti ekonomik, si dhe synimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, kërkojnë ndryshime të mëdha dhe sigurisht, edhe përshtatje sipas standardeve më cilësore. Për t’iu përshtatur këtyre risive, ekipi ynë përbëhet nga juristë që janë zgjedhur si ekspertë ligjorë në disa projekte të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Disa nga aktivitetet më të suksesshme të BOZO & Associations përkojnë me:
- Hartimin e akteve ligjore/nënligjore
- Angazhimin si ekspert ligjor në kryerjen e analizave ligjore
- Përgatitjen e raporteve mbi legjislacionin e miratuar dhe ndryshimet legjislative
- Ekspertizën në përgatitjen e ndryshimeve në aktet ligjore e nënligjore ekzistuese