Punësim dhe Imigracion
Ligjet që lidhen me punësimin janë dinamike dhe pësojnë ndryshime në një hark kohor të shkurtër, bazuar edhe në politikat e reja që ndërmarrin qeveritë, për të pasur një qasje inovatore ndaj punësimit, duke garantuar kushte më të mira dhe korrekte në punë.
Përmes përvojës sonë, këshillojmë operatorët e biznesit dhe subjekte të tjera mbi aspektet e ligjit për punësimin, njëkohësisht, asistojmë në ndjekjen e procedurave të ndryshme që kanë lidhje me një sërë çështjesh të fushave ë ndryshme, duke nisur që nga hartimi i kontratave të punës, deri në pajisjen me leje të nevojshme për të punuar në Shqipëri.
Praktikat tona përfshijnë:
- Hartimi, amendimi dhe përfundimi i kontratave të punës
- Përgatitja e dokumentacionit dhe asistenca për procedurat në lidhje me përfundimin e marrëdhënieve të punës
- Këshillim mbi deklarimet pranë Zyrës së Punës, kushtet ligjore, llojet e deklarimeve për punëmarrësit shqiptarë dhe të huaj
- Këshillim mbi imigracionin për shtetasit të BE, SHBA, dhe llojet e vizave të zbatueshme
- Këshillim mbi dokumentet e nevojshme për të huajt dhe ndjekja e procedurave për pajisjen me Leje Pune dhe Leje Qëndrimi