Ligjet e paketes se re fiskale miratuar nga Parlamenti i Republikes se Shqiperse ne date 28 Dhjetor 2013 gjenden te publikuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 203 te dates 30.12.2013 dhe te cilet do te shtrijne efektet e tyre ligjore duke filluar nga data 1 Janar 2014.

LIGJET E MIRATUARA JANE SI ME POSHTE:

  1. Ligj nr. 177/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
  2. Ligj nr. 178/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar
  3. Ligj nr. 179/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
  4. Ligj nr. 180/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
  5. Ligj nr. 181/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”
  6. Ligj nr. 182/2013 datë 28.12.2013 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar
  7. Ligj nr. 183/2013 datë 28.12.2013 Për një ndryshim në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim- prodhim)”
  8. Ligj nr. 184/2013 datë 28.12.2013 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Sa i perket ndryshimeve kryesore ne legjislacionin ekonomik dhe financiare qe sjellin ligjet cituar me lart, gjeni ne vijim:

I- TAKSAT KOMBËTARE

Ndryshime të rëndësishme vihen re ne ligjin nr. 178/2013 datë 28.12.2013 per Taksat Kombetare. Ligji i ri parashikon rritje te takses se qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin në masën 17 lekë/litër për benzinën dhe gazoilin ne krahasim me 7 lekë për litër për naftën dhe benzinën qe ishte parahyrjes ne fuqi te ligjit te ri. 

II- PER PROCEDURAT TATIMORE

Nga I janari 2014, me ligjin nr. 179/2013 datë 28.12.2013 parashikohet zgjatje e afatit te rimbursimit te TVSH-së në 60 ditë (nga 30 ditë qe ishte) nga dergimi i kerkeses per rimbursim. Me ndryshimet e reja ne ligjin per procedurat tatimore, rimbursimi i TVSH-së do të kryhet nga Thesari dhe jo nga drejtoritë e tatimeve.

Po ashtu, risi jane sjell me ligjin e ri dhe sa i perket afatit brenda te cilit tatimpaguesi mund të kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor. Permes ligjit te ri eshte parashikuar nje rritje e afatit në 15 ditë per paraqitjen e kundershtimeve dhe jo 5 dite

Po ashtu, Ligji i ri per procedurat TAtimore parashikon nje ulje te vleres maksimale te pagesave me para në dorë per transaksione te shitjes ose blerjes mes tatimpaguesve personave fizikë apo juridikë, tregtarë, me vlere transaksioni jo më te madhe se 150 000 lekë”.

III – AKCIZAT

Ligji i ri Nr. 180/2013 datë 28.12.2013 “Per Akcizat ne RSh” parashikon rritje te vleres se akcizes per produktet si me poshte:

– Duhani – Akciza e duhanit rritet ne vleren 4500 lekë/1000 copë cigare, ose 90 lekë për paketë. Nderkohe qe per kete produkt ligji i ri parashikon nje rritje progresive te vleres se akcizes me 10 lekë për paketë në tri vitet pasuese, 2015; 2016; 2017

IV- TAKSAT VENDORE

  • Birra – Per akcizen e birres parashikohet nje ndarje e akcizës me dy nivele, e llogaritshme sipas perqindjes se alkoolit: 0-200 mijë hl akciza ne vleren 360 lekë për gradë dhe mbi 200.001 mijë hl akciza llogaritet ne vleren 710 lekë për gradë.
  • Pijet energjike – per ehre te pare me ligjin e ri per Akcizat ne RSh, parashikohet taks akcize dhe per pijet energjike, ne vleren 50 lekë për litër
  • Po ashtu ligji i ri parashikon se ne rast teprice apo mangesie ne sasi te naftes bruto, taksa e akcizes per naften bruto do te llogaritet ne vleren 25 leke/kg
  • Nga 1 Janari 2014, me ligjin e ri Nr. 181/2013 datë 28.12.2013 per taksat vendore, tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël do te konsiderohet pjese e taksave vendore. Keshtu per biznesin e vogel me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë behet 7,5 % , ndersa për subjektet me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milionë lekë tatimi do te jete ne vleren 25 000 lekë në vit.
  • Po ashtu ndryshime parashikohen me ligjine e ri dhe sa i perket takses mbi ndertesat. Tatimpaguesit që kanë në pronësi më shumë se një banesë, për shtëpinë ku kanë banimin e zakonshëm paguajnë taksën e ndërtesës, ndërsa për ndërtesat që përdoren për qëllime biznesi dhe ajo e shtëpive të dyta do të rriten me dyfish nga niveli aktual.

V. TATIMI MBI TE ARDHURAT

Nga nga data 1 janar 2014, me Ligjin Nr. 177/2013 datë 28.12.2013 percaktohet rritje e Tatim fitimit per pjesen tjeter te biznesit, qe nuk eshte biznes i vogel, ne masen 15 % .

Po ashtu, paketa e re fiskale parashikon vendosjen e tatimit progresiv mbi pagën në tre fasha: 

Të ardhurat e tatueshme – Norma e tatimit

  • 0-30.000 Lekë – 0%
  • 30.001-130.000 Lekë – 13% të shumës mbi 30 000 lekë
  • 130.001 Lekë – 23 % të shumës mbi 130 000 lekë. 

Sipas skemes se mesiperme, norma efektive e tatimit e kalon masën 10% për pagat mbi 130 000 lekë. Kjo do të thotë se pagat nën 130.000 lekë do taksohen më pak dhe ato më të larta se 130.000 lekë më shumë

VI- TVSH

  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një prej elementëve që pëson mjaft ndryshime me hyrjen ne fuqi te paktes se re fiskale dhe te ligjit Nr. 182/2013 datë 28.12.2013 per TVSh
  • Nga data 1 prill 2014, furnizimi i barnave dhe i shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private do te perjashtohen nga TVSh
  • Do te perjashtohen gjithashtu nga TVSh furnizimi i shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e tyre, të vërtetuar si të tillë nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, lidhur vetem me realizimin e fazave të kërkimit ( ne ndryshim nga ligji i meparshem qe ishte per fazen e kerkimit dhe zhvillimit)

VII. SISTEMI FISKAL NE SEKTORIN E HIDROKARBUREVE

Me ligjin e ri nr. 183/2013 datë 28.12.2013 per sistemin fiskal ne sektorin e hidrokarbureve nuk do te perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale punonjësit e huaj të kontraktuesit dhe nënkonraktuesve të tij per të ardhurat personale që sigurohen nga operacionet e naftës ne ndryshim nga ligji i meparshem i cili lejonte perjashtimin nga tatimi mbi te ardhurat per kete kategori punonjesish).

VIII- PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

  • Duke filluar nga data 1 Janar 2014, me ligjin e ri Nr. 184/2013 datë 28.12.2013, baza për llogaritjen e kontributit është paga bruto e personit të siguruar.
  • Ndersa per punonjësit e vetëpunësuar, baza për llogaritjen e kontributit është dyfishi i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve.
  • Po ashtu, për sigurimet shëndetësore vullnetare baza e llogaritjes së kontributit është dyfishi i pagës minimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve.