LEGJISLACION NE FUSHEN FISKALE
UDHËZIM NR. 6/4, DATË 4.9.2015 PER DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 6, DATË 30.1.2015, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ky Udhezim sjell disa ndryshime ne proceduren dhe rregullat e rimbursimit te TVSH-se si dhe ne emertimin e Drejtorise kompetente tatimore, duke ndryshuar ne kete menyre, emertimin “Drejtoria Rajonale Tatimore” me emertimin “Drejtoria e Rimbursimit te TVSH-se ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve”.
Keshtu Udhezimi parashikon ndryshime ne menyren e rimbursimit per marreveshjet financiare, procedurat e rimbursimit dhe te perjashtimit per diplomatet, organizatat nderkombetare, NATO-n.
Kërkesa për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, do të vazhdojnë të trajtohen nga drejtoritë rajonale tatimore, ndersa kërkesat për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura në bazë të këtij udhëzimi, do të trajtohen nga Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit, deri në krijimin e Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
UDHËZIM NR. 14/1, DATË 4.9.2015 PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE UDHEZIMIN NR. 24, DATE 2.9.2008 “PER PROCEDURAT TATIMORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE”, TE NDRYSHUAR
Ky Udhezim parashikon disa ndryshime mbi procedurat tatimore te zbatueshme ne Republiken e Shqiperise.
Keshtu nder te tjera percaktohet se Tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave ose shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin sistemin fiskal nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor.
Tatimpagues në sektorë të veçantë të ekonomisë, siç përcaktohet në VKM-në janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sisteme të monitorimit të qarkullimit.
Gjithashtu ne lidhje me proceduren e rimbursimit te TVSH-se percaktohet se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, nëpërmjet strukturave përkatëse të administratës tatimore, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim dhe 30 ditëve për tatimpaguesit eksportues, kryejnë procedurën e rimbursimit sipas këtij udhëzimi dhe miraton tepricën e TVSH-së së zbritshme si të rimbursueshme, si dhe parashikohet procedura e hollesishme e rimbursimit te TVSH-se.
VENDIM NR. 647, DATË 22.7.2015 “PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE E TË KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E LEHTËSIRAVE FISKALE NGA ZHVILLUESIT DHE OPERATORËTQËOPEROJNËNËZONATETEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”
Ne saje te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per hyrjen mallrave shqiptare ne zonen e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik, hyrje e cila trajtohet si furnizim me shkalle zero TVSH-je nese keto mallra perdoren vetem qellime te veprimtarise ekonomike qe zhvillohet ne zone dhe per te cilen jane te destinuar, te furnizuara per zhvilluesin dhe per perdoruesit e vendosur ne zone.
Gjithashtu percaktohen rregullat e daljes se mallrave nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik. Ndersa mallrat apo produktet e transportuara nga nje zone e zhvillimit ekonomik ne nje tjeter, brenda territorit te Republikes se Shqiperise, konsiderohen si mallra qe kane dale nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik dhe nuk jane subjekt i detyrimeve doganore dhe / ose tatimore.
LEGJISLACION NE FUSHEN E NDERTIMEVE
VENDIM NR. 671, DATË 29.7.2015 «PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT »
Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren e re te planifikimit te territorit e cila percakton rregulla te unifikuara per strukturen, zbatimin, detajimin dhe monitorimin e zbatimit te planeve te zhvillimit te territorit.
Ne saje te ketij Vendimi percaktohen nder te tjera rregullat e reja te hartimit te dokumentit te planifikimit, llojin e dokumenteve te planifikimit, rregullat ne lidhje me planin e pergjithshem kombetar si dhe planet sektoriale, vendore etj.
Gjithashtu ne kete rregullore percaktohet ndarja e territorit per qellime planifikimi dhe zhvillimi si dhe perdorimi i tokes dhe ndarjet e territorit.
LEGJISLACION NE FUSHEN E SIGURISE NE PUNE
VENDIM NR. 634, DATË 15.7.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PREZANTIMIN E MASAVE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË GRAVE SHTATZËNA DHE NËNAVE TË REJA”
Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren per garantimin e sigurise dhe shendetit ne pune te grave shtazena dhe nenave te reja.
Kjo rregullore ka per qellim te percaktoje detyrimet e punedhenesve ne lidhje me vleresimin e riskut dhe informimin e punemarreseve, percaktimin e vlerave kufi te ekspozimit ne pune si dhe kohen e punes.
Keshtu, punedhenesi eshte i detyruar te kryeje vleresimin e riskut ne baze te aneksit te rregullores i cili parashikon listen jo shteruese te agjenteve,procesevedhekushtevetepunes,dhe punemarreset ne asnje rast nuk duhet te kryejne pune per te cilat vleresimi i riskut tregon ekspozim ndaj agjenteve dhe kushteve te punes te cilat rrezikojne sigurine dhe shendetin.
LEGJISLACION NE FUSHEN E MBROJTJES SE MJEDISIT
VENDIM NR. 686, DATË 29.7.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE
Me ane te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per zhvillimin e procedures paraprake te vleresimit te ndikimit ne mjedis, si dhe procedures se thelluar te vleresimit te ndikimit ne mjedis. Gjithashtu percaktohen kushtet per transferimin e vendimit apo te deklarates mjedisore nga zhvilluesi.