LEGJISLACION NE FUSHEN DOGANORE
Per miratimin dhe publikimin zyrtar te Nomenklatures se Kombinuar te Mallrave, 2016
Vendim i KM nr. 1089 date 28.12.2015
Ne saje te Ketij Vendimi te KM miratohet Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave per vitin 2016, si dhe shfuqizohet Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave 2015.
NJOFTIM I GJYKATES KUSHTETUESE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Mbledhja e Gjyqtareve te Republikes se Shqiperise pasi mori ne shqyrtim kerkesen e paraqitur per pezullimin e zbatimit te ligjit nr. 99/2015 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, te ndryshuar”, urdheroi pezullimin e zbatimit te ligjit nr. 99/2015 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise, te ndryshuar”, deri ne hyrjen ne fuqi te Vendimit te Gjykates Kushtetuese.
LEGJISLACION NE FUSHEN E ENERGJISE
VENDIM I KM NR. 1033 DATE 16.12.2015 “PER MIRATIMIN E METODOLOGJISE SE PERCAKTIMIT TE TARIFAVE FIKSE TE ENERGJISE QE DO TU PAGUHEN PRODHUESVE TE ENERGJISE ELEKTRIKE NGA HIDROCENTRALET”.
Ne saje te ketij Vendimi te KM, metodologjia e percaktimit te tarifave fikse te energjise elektrike eshte si me poshte: Cmimi i shitjes (leke/KWh) = Cmimi mesatar i vitit perkates te burses hungareze (HUPX) te energjise elektrike ne euro cent / KWh X koeficientin 1.24 X normen mesatare te kembimit ne euro/leke per vitin e fundit.
LEGJISLACION NE FUSHEN E BIZNESIT
LIGJ NR. 131 DATE 26.11.2015 “PER QENDREN KOMBETARE TE BIZNESIT”.
Ne saje te ketij Ligji krijohet Qendra Kombetare e Biznesit (QKB), institucion i administrates shteterore me personalitet juridik ne varesi te ministrit pergjeges per tregtine, me seli ne Tirane.
QKB ka per funksion te mbaje regjistrin tregtar, te kryeje regjistrimin e subjekteve ne regjistrin tregtar, te leshoje certifikata, ekstrakte, trajton procedurat e licencimit, te autorizimit apo te lejeve, sipas ligjit qe rregullon licencat, autorizimet dhe leje