Ne zgjidhim çështje komplekse
Koncesionet dhe Prokurimet Publike
E Drejta e Familjes
Punësim dhe Imigracion
Pronësia Intelektuale dhe Të Drejtat E Autorit
Ne mundësojmë shërbime për klientë dhe shoqëri të ndryshme, shqiptare apo mbarëkombëtare, të cilat zhvillojnë veprimtaritë në vend dhe kërkojnë asistencë të posaçme dhe konsulentë profesionistë, sipas standardeve ndërkombëtare.
BOZO & Associates i është besuar konsulenca ligjore për klientë si: IFC, Banka Botërore, UNDP, BERZH, etj. Studioja ligjore ka qenë e përzgjedhur nga projekte të ndryshme, me financim të BE, për gap analysis, hartimin e analizave, si dhe akteve ligjore dhe nënligjore, sipas orientimeve të BE-së, në mënyrë që të ofrojmë asistencën e duhur ligjore për organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Synimi ynë është të njohim interesat dhe objektivat e klientëve tanë, duke ofruar zgjidhje efektive, me qëllim që të përmbushim dhe tejkalojmë pritshmëritë e tyre.
BOZO & Associates është e specializuar për ofrimin e ekspertizave të thelluara në ndjekjen e investimeve të huaja, në të gjitha proceset dhe ndërlikimeve që mbart legjislacioni kombëtar. Gjithashtu, mundësojmë konsulencë ligjore, financiare edhe në fushën e tatimeve mbi procedurën e themelimit të shoqërisë, si dhe kryejmë procedurat e aplikimit të klientëve, që prej fillimit e deri në përfundimin e regjistrimit pranë Qendrës së Regjistrimit Kombëtar.
Të gjitha këto, mundësohen nga një staf profesionist me mbi 20 vite eksperiencë, të cilët përmes vlerave të përbashkëta, përkushtimit dhe punës sipas standardeve ndërkombëtare, garantojnë shërbime ligjore profesionale dhe cilësore.
Projekte dhe Analizë Ligjore
Ndryshimet në politikat monetare, fiskale, mjedisore, destabiliteti …
Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Profesionistët dhe partnerët tanë janë të specilizuar në menaxhimin …
Regjime Tatimore dhe Impakti Fiskal
Regjimet tatimore ndryshojnë në varësi të mjedisit ekonomik, duke …