BOTIMI 7/7 | KORRIK | 2015 – NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NE FUSHEN E DOGANAVE

VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 366, DATË 30.4.2015 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR”.

Dispozitat zbatuese të Kodit doganor kanë pësuar disa ndryshime të cilat kanë të bejnë me zhdoganimin lokal.

Zhdoganimi lokal mundëson kryerjen e formaliteteve doganore në ambientet e operatorit ekonomik, duke mundësuar vendosjen e mallrave nën regjimin doganor vijues në mjedisin e operatorit ekonomik të interesuar apo në vendet e tjera të caktuara ose të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Çdo person mund të aplikojë për marrjen e një autorizimi për “zhdoganim lokal”, për përdorim vetjak ose për përdorim si një përfaqësues, me kusht që të përmbushen kushtet dhe kriteret e përcaktuara dhe të mundësohet lejimi i autoritetit doganor kompetent të identifikojë personat e përfaqësuar dhe të kryejë kontrollet e duhura doganore.

LEGJISLACIONI NE FUSHEN FISKALE

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 434, datë 20.5.2015 Për përcaktimin e normativave për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit, transportimit etj., të njohura për qëllime fiskale.

Humbjet dhe firot në procesin e prodhimit, të cilat nuk trajtohen nga akte të veçanta ligjore dhe nënligjore, sasia dhe vlera e lejuar e tyre llogariten duke u bazuar në kartat apo skemat teknologjike të procesit të prodhimit.

Brenda 45 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, çdo tatimpagues duhet të paraqesë në Drejtorinë Rajonale Tatimore dokumentacionin për miratimin e firove, ku të përfshihen:

  1. karta teknologjike;
  2. përshkrimi i detajuar i procesit të prodhimit;
  3. planimetria e objektit;
  4. normativat e konsumit të lëndës së parë dhe të orëve të punës për njësi produkti të gatshëm (karta teknologjike), shoqëruar edhe me të dhënat për: llojin e lëndës së parë, të përdorur në procesin e prodhimit; fazat, në procesin teknologjik, ku përdoret lënda e parë.

Karta teknologjike, duhet të jetë e konfirmuar /certifikuar nga një institucioni njohur, që ka aftësinë teknike të konfirmimit të kartave teknologjike, si: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Instituti i Materialeve të Ndërtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve, Drejtoria e Patentave dhe Markave, Inspektorati Shtetëror, përgjegjës dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, institucione që miratojnë karta të ndryshme teknologjike apo çdo institucion tjetër që ka aftësitë dhe lidhet me proceset teknologjike përkatëse.

Firot e miratuara nga drejtoritë rajonale tatimore (DRT), sipas këtij vendimi, njihen për efekte fiskale për periudha jo më të hershme se data e miratimit zyrtar në DRT.

LEGJISLACION NE FUSHEN E FARMACEUTIKE

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 359, datë 29.4.2015 Për miratimin e rregullores për parimet dhe udhëzimet e praktikës së prodhimit të mirë të barnave, për përdorim njerëzor, në Republikën e Shqipërisë

Kjo rregullore rregullon prodhimin farmaceutik vendas, si dhe përcakton udhëzime që duhet të ndiqen nga fabrikuesi për secilën fazë të prodhimit duke filluar që nga ambjentet, zgjedhja e personelit, kontrolli i cilësisë etj.

LEGJISLACION MBI PERDORIMIN E UJRAVE

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 416, datë 13.5.2015 Për miratimin e kushteve të përgjithshme e të posaçme, dokumenteve shoqëruese, afatit të vlefshmërisë, formularëve të aplikimit për autorizim dhe leje, procedurave të shqyrtimit e vendimmarrjes dhe formateve të autorizimit e lejes për përdorim të burimeve ujore.

VKM-ja percakton:

  • Kushtet e përgjithshme e të posaçme të autorizimit dhe lejes për përdorimin e ujërave,
  • Kërkesat për autorizim dhe leje për përdorim të burimeve ujore dhe të dokumenteve shoqëruese,
  • Formatin e autorizimit dhe lejes për përdorim të burimeve ujore

LEGJISLACION NE FUSHEN E ENERGJISE

Ligj nr. 43/2015 datë 30.4.2015 Për sektorin e energjisë elektrike

Ky është një ligj i ri, i cili rregullon marrëdhëniet në veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, si dhe vendos rregullat lidhur me:

  1. hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;
  2. pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;
  3. dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;
  4. rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;

Ligji nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, si dhe çdo dispozitë tjetër ligjore që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Aktet nënligjore, që rregullojnë veprimtaritë në sektorin e energjisë elektrike, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj, deri në rishikimin e tyre dhe daljen e akteve të reja, në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura në këtë ligj

LEGJISLACION NE FUSHEN E HIDROKARBUREVE

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 411, datë 13.5.2015 “Për procedurat dhe kushtet për dhënien e përsëritjen e licencës së koncesionit të naftësjellësve për importimin, eksportimin dhe transportimin e naftës bruto”

Çdo person juridik i organizuar në formën e shoqërisë aksionare mund të aplikojë për marrjen e një licence koncesioni të naftësjellësve, për kryerjen e veprimtarisë

së transportimit, importimit dhe eksportimit të naftës bruto, në përputhje me rregullat që përcaktohen në këtë vendim.

Personi juridik i interesuar per tu pajisur me Licencë koncesioni të naftësjellësve, për kryerjen e veprimtarisë së transportimit, importimit dhe eksportimit të naftës bruto duhet të pajiset më parë me miratim paraprak, dhe të plotësojë kushtet e përcaktuara në kete vendim.

Aplikimet e depozituara në ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi trajtohen sipas vendimit nr. 553, datë 12.8.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat dhe kushtet për dhënien e lejeve të koncesionit për ndërtimin dhe përdorimin e rafinerive, naftësjellësve e gazsjellësve”.

BOTIMI 16/9 | SHTATOR | 2015 – NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NE FUSHEN FISKALE

UDHËZIM NR. 6/4, DATË 4.9.2015 PER DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 6, DATË 30.1.2015, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ky Udhezim sjell disa ndryshime ne proceduren dhe rregullat e rimbursimit te TVSH-se si dhe ne emertimin e Drejtorise kompetente tatimore, duke ndryshuar ne kete menyre, emertimin “Drejtoria Rajonale Tatimore” me emertimin “Drejtoria e Rimbursimit te TVSH-se ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve”.

Keshtu Udhezimi parashikon ndryshime ne menyren e rimbursimit per marreveshjet financiare, procedurat e rimbursimit dhe te perjashtimit per diplomatet, organizatat nderkombetare, NATO-n. 

Kërkesa për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, do të vazhdojnë të trajtohen nga drejtoritë rajonale tatimore, ndersa kërkesat për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura në bazë të këtij udhëzimi, do të trajtohen nga Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit, deri në krijimin e Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

UDHËZIM NR. 14/1, DATË 4.9.2015 PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE UDHEZIMIN NR. 24, DATE 2.9.2008 “PER PROCEDURAT TATIMORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE”, TE NDRYSHUAR

Ky Udhezim parashikon disa ndryshime mbi procedurat tatimore te zbatueshme ne Republiken e Shqiperise.
Keshtu nder te tjera percaktohet se Tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave ose shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin sistemin fiskal nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor.

Tatimpagues në sektorë të veçantë të ekonomisë, siç përcaktohet në VKM-në janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sisteme të monitorimit të qarkullimit.

Gjithashtu ne lidhje me proceduren e rimbursimit te TVSH-se percaktohet se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, nëpërmjet strukturave përkatëse të administratës tatimore, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim dhe 30 ditëve për tatimpaguesit eksportues, kryejnë procedurën e rimbursimit sipas këtij udhëzimi dhe miraton tepricën e TVSH-së së zbritshme si të rimbursueshme, si dhe parashikohet procedura e hollesishme e rimbursimit te TVSH-se.

VENDIM NR. 647, DATË 22.7.2015 “PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE E TË KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E LEHTËSIRAVE FISKALE NGA ZHVILLUESIT DHE OPERATORËTQËOPEROJNËNËZONATETEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK” 

Ne saje te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per hyrjen mallrave shqiptare ne zonen e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik, hyrje e cila trajtohet si furnizim me shkalle zero TVSH-je nese keto mallra perdoren vetem qellime te veprimtarise ekonomike qe zhvillohet ne zone dhe per te cilen jane te destinuar, te furnizuara per zhvilluesin dhe per perdoruesit e vendosur ne zone. 

Gjithashtu percaktohen rregullat e daljes se mallrave nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik. Ndersa mallrat apo produktet e transportuara nga nje zone e zhvillimit ekonomik ne nje tjeter, brenda territorit te Republikes se Shqiperise, konsiderohen si mallra qe kane dale nga zona e teknologjise dhe zhvillimit ekonomik dhe nuk jane subjekt i detyrimeve doganore dhe / ose tatimore. 

LEGJISLACION NE FUSHEN E NDERTIMEVE

VENDIM NR. 671, DATË 29.7.2015 «PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT »

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren e re te planifikimit te territorit e cila percakton rregulla te unifikuara per strukturen, zbatimin, detajimin dhe monitorimin e zbatimit te planeve te zhvillimit te territorit.

Ne saje te ketij Vendimi percaktohen nder te tjera rregullat e reja te hartimit te dokumentit te planifikimit, llojin e dokumenteve te planifikimit, rregullat ne lidhje me planin e pergjithshem kombetar si dhe planet sektoriale, vendore etj. 

Gjithashtu ne kete rregullore percaktohet ndarja e territorit per qellime planifikimi dhe zhvillimi si dhe perdorimi i tokes dhe ndarjet e territorit. 

LEGJISLACION NE FUSHEN E SIGURISE NE PUNE

VENDIM NR. 634, DATË 15.7.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PREZANTIMIN E MASAVE PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË TË GRAVE SHTATZËNA DHE NËNAVE TË REJA”

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton rregulloren per garantimin e sigurise dhe shendetit ne pune te grave shtazena dhe nenave te reja.

Kjo rregullore ka per qellim te percaktoje detyrimet e punedhenesve ne lidhje me vleresimin e riskut dhe informimin e punemarreseve, percaktimin e vlerave kufi te ekspozimit ne pune si dhe kohen e punes.

Keshtu, punedhenesi eshte i detyruar te kryeje vleresimin e riskut ne baze te aneksit te rregullores i cili parashikon listen jo shteruese te agjenteve,procesevedhekushtevetepunes,dhe punemarreset ne asnje rast nuk duhet te kryejne pune per te cilat vleresimi i riskut tregon ekspozim ndaj agjenteve dhe kushteve te punes te cilat rrezikojne sigurine dhe shendetin.

LEGJISLACION NE FUSHEN E MBROJTJES SE MJEDISIT

VENDIM NR. 686, DATË 29.7.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE

Me ane te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave percaktohen rregullat per zhvillimin e procedures paraprake te vleresimit te ndikimit ne mjedis, si dhe procedures se thelluar te vleresimit te ndikimit ne mjedis. Gjithashtu percaktohen kushtet per transferimin e vendimit apo te deklarates mjedisore nga zhvilluesi. 

BOTIMI 16/11 | NENTOR | 2015 – NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NË FUSHËN TATIMORE

LIGJI NR. 99/2015 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR.

Sipas parashikimeve të Ligjit të sipërpërmendur, cdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të pa deklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. 

Gjithashtu, cdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim,tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin. 

Deri në datën 31.3.2016, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor, të lëshuar nga pajisja fiskale, nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura në të njëjtën periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).

Risi tjeter e ketij Ligji është krijimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të bazës së të Dhënave të numrave IMEI të telefonisë celulare, në të cilën regjistrohen të gjithë numrat IMEI të telefonave celularë në momentin e importimit dhe të gjithë numrat IMEI të telefonave që shiten nga tatimpaguesit në tregun vendas, shitës me shumicë dhe shitës me pakicë, pa cenuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 

Baza e të Dhënave të numrave IMEI aksesohet nga depozituesit e informacionit që janë importuesit, tatimpaguesit, shitës me shumicë, dhe tatimpaguesit, shitës me pakicë, vetëm për qëllime të popullimit të të dhënave, si dhe nga inspektorët e administratës tatimore gjatë ushtrimit të kontrolleve. 

Tatimpaguesit me shumicë dhe me pakicë, brënda 1 muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave, duhet të ngarkojnë numrat IMEI të telefonave celularë te Baza e të Dhënave të të gjithë telefonave celularë gjendje. Kjo praktikë duhet të ndiqet më pas për çdo telefon të ri që hedhin në treg.

Gjithashtu ndalohet mbajtja apo përdorimi i pajisjeve fiskale dhe sistemeve të monitorimit të qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në këtë ligj apo aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. 

Per sa i përket punësimit të punëmarrësve, ky Ligj parashikon se nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

Gjithashtu, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit.

Penaliteti maksimal i parakishuar në këtë Ligj prek tatimpaguesin, që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, i cili dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu nëse nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, në zbatim të pikës 3, të nenit 46, të këtij ligji, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 

Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 

UDHËZIM NR. 14/2, DATË 08.10.2015 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24, DATË 2.9.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR.

Ky Udhëzim parashikon formatet e reja për kërkesat për rimbursim të TVSH-së. Kështu, formati 1, “Njoftim për mospranimin e kërkesës për rimbursim të TVSH-së”, formati 2, “Njoftim për pranimin e kërkesës për rimbursim të TVSH- së” dhe formati 3, “Njoftim për miratimin e rimbursimit të TVSH-së”, që i bashkëlidhen udhëzimit, zëvendësohen nga formati 1, formati 2 dhe formati 3, me të njëjtin emërtim, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. 

UDHËZIM NR. 25, DATË 5.10.2015 PËR NJË SHTESË NË UDHËZIMIN NR. DATË 04.09.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR. 

Ky Udhëzim parashikon se në rastet e tjetërsimit të mjetit, zyrat noteriale përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore për shitjen e tij, i kërkojnë shitësit të mjetit vërtetim nga DPSHTRR-ja nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. 

LEGJISLACION NË FUSHËN E GAZIT NATYROR

LIGJI NR. 102/2015 “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”

Ky ligj i ri i miratuar është përafruar plotësisht me Direktivën 2009/73/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 13 korrik 2009, ”Mbi rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror.

Ndër të tjera ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit natyror, aksesin në treg, kriteret dhe procedurat që zbatohen për dhënien e miratimit për transmetimin, shpërndarjen, furnizimin dhe depozitimin e gazit natyror, si dhe funksionimin e sistemeve.

Ky ligj zbatohet për veprimtaritë në fushën e transmetimit, shpërndarjes, tregtimit, depozitimit, furnizimit, si dhe për ndërtimin e operimin e infrastrukturës së gazit natyror, pa përfshirë veprimtarinë e kërkimit dhe prodhimit të gazit natyror.

Ndërtimi dhe përdorimi i tubacioneve për transmetimin e shpërndarjen e gazit natyror, instalimeve të GNL-së, depozitave të gazit natyror, linjave direkte, lidhjes së sistemit shqiptar të gazit natyror me sistemet fqinje, si edhe çdo impianti, pajisjeje ose instalimi tjetër që përfshihet në sektorin e gazit natyror, bëhen me miratim nga Këshilli i Ministrave.

ERE është autoriteti rregullator i veprimtarive në sektorin e gazit natyror, me përjashtim të veprimtarisë së kërkimit dhe të prodhimit të gazit.

LEGJISLACION NË FUSHËN E ENERGJISË

VENDIM NR. 822, DATË 7.10.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE TË REJA PRODHUESE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, QË NUK JANË OBJEKT KONCESIONI.

Me anë të ketij Vendimi parashikohen rregullat qe përcaktojnë procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, vlerësimin dhe dhënien e së drejtës për ndërtimin e një burimi të ri gjenerues të energjisë elektrike, që nuk është objekt koncesioni.

Objekt i këtyre rregullave dhe procedurave janë burimet e reja gjeneruese të energjisë elektrike, ndërtimi i të cilave bëhet me financime private, dhe që lidhen me rrjetet e transmetimit dhe/ose të shpërndarjes.

Çdo person që zhvillon veprimtari tregtare, sipas legjislacionit shqiptar, mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni, mbi 2 MW.

Ndërsa ndërtimi i objekteve të reja, që nuk janë objekt koncesioni dhe kanë kapacitet prodhues nën 2 MW, bëhet me miratim të ministrit.

BOTIMI 23/12 | DHJETOR | 2015 – NDRYSHIME LIGJORE

LEGJISLACION NE FUSHEN TATIMORE

VENDIM I KM NR. 31, DATË 27.11.2015 “PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24, DATË 2.9.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”.

Me ane te ketij Vendimi te Keshillit te Ministrave, nder te tjera parashikohet se cdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të ligjit të procedurave tatimore, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

Gjithashtu, cdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.

Tatimpaguesi është i ndaluar të mbajë apo përdorëpajisjefiskaledhesistememonitorimitë qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në ligjin e procedurave tatimore apo akteve nënligjore në zbatim të ligjit.

Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.

Organet tatimore kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore, si dhe të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore janë të plota dhe të sakta lidhur me deklarimin e pagës reale. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli i parë në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të të punësuarëve në organin tatimor tatimpaguesi përkatës detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. 

Tatimpaguesi, që kryen shitje me shumicë të mallrave në adrese të identifikuar si njësi te shitjes me shumicë, ose mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. 

LEGJISLACIONI MBI INFORMACIONIN GJEOHAPESINOR

VENDIM I KM NR. 942, DATË 18.11.2015 “PER MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PLANIFIKIMIN DHE REALIZIMIN E FOTOGRAFIMIT AJROR TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Me këtë rregullore përcaktohen rregullat bazë për planifikimin dhe realizimin e fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, për qëllime të infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor.

Fotografimi ajror kryhet nga subjekte të certifikuara nga organet kompetente përkatëse për mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve në fluturim. 

Autorizimin për fotografimin ajror, të pjesshëm ose të përgjithshëm, të hapësirës së Republikës së Shqipërisë nga agjenci shtetërore ose private, brenda dhe jashtë vendit, për qëllime të ligjit nr. 72/2012, e jep ministri i Mbrojtjes, pas miratimit të projektit nga ana e ASIG-ut ndersa lejen për realizimin e fluturimeve që lidhen me fotografimin ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, për qëllime të ligjit nr. 72/2012, e jep Autoriteti i Aviacionit Civil, si autoritet kompetent për mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve në fluturim. 

LEGJISLACION MBI AKTIVITETIN MINERAR

UDHEZIM NR. 255, DATË 3.11.2015 “PER PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TARIFAVE PËR MARRËVESHJET E KRIJIMIT TË SERVITUTIT NË PUNIMET MINERARE NËNTOKËSORE HORIZONTALE”.

Me ane te ketij Udhezimi parashikohet se servituti në punimet minerare nëntokësore horizontale, që i përkasin një zone tjetër ekzistuese të lejuar minerare, krijohet vetëm me marrëveshje mes palëve ndërmjet zotëruesit të lejes minerare ekzistuese, në të cilën gjenden punimetnëntokësorehorizontaledhezotëruesittë lejes minerare, i cili kërkon të përfitojë servitutin për bërë të mundur arritjen e trupit minerar.

LEGJISLACION NE FUSHEN E ENERGJISE

LIGJ NR. 124 DATE 12.11.2015 “PER EFICENCËN E ENERGJISË”.

Ky ligj zbatohet për personat juridikë, që ushtrojnë veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë; personat fizikë dhe/ose juridikë, publikë ose privatë, që janë konsumatorë fundorë të energjisë si dhe personat fizikë dhe/ose juridikë, që sigurojnë shërbimet energjetike për përmirësimin e eficencës së energjisë.

Qëllimi i këtij ligji është hartimi i rregullave dhe politikave kombëtare për nxitjen, promovimin e përmirësimin e përdorimit eficent të energjisë, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe heqjen e pengesave në tregun e energjisë; vendosja e objektivave kombëtarë të eficencës së energjisë si dhe rritja e konkurrueshmërisë së operatorëve.

Agjencia për Eficencën e Energjisë monitoron zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Eficencën e Energjisë dhe është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për eficencën e energjisë.

LEGJISLACION NE FUSHEN E MJEDISIT

VENDIM I KM NR. 912, DATË 11.11.2015 “PER MIRATIMIN E METODOLOGJISË KOMBËTARE TË PROCESIT TË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS”.

Ky Vendim i Keshillit te Ministrave miraton metodologjinë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Metodologjia ofron tabela me hapa të njëpasnjëshëm dhe lista kontrolli që tregojnë, ekzaktësisht, çfarë kërkohet nga secila palë përgjegjëse për administrimin e procesit paraprak dhe të thelluar të VNM-së. 

BOTIMI 23/12 | DHJETOR | 2015 – NDRYSHIME LIGJORE

SHTESA DHE NDRYSHIME NË KODIN E PUNËS SË REPUBLIKES SE SHQIPERISË

LIGJ NR. 136/2015 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7961, DATË 12.7.1995, “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR.

Ne Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise behen Shtesat dhe Ndryshimet e meposhtme, te cilat hyjne ne fuqi 6 muaj pas publikimit ne Fletoren Zyrtare te Dates 22/12/2015. Keshtu, sipas Ligjit Nr. 136/2015 te siperpemendur, parashikohet nder te tjera shtimi i Nenit 3/1 me titull “Punesimi i perkohshem i punemarresve te huaj ne Shqiperi”. Ky nen zbatohet në rastet kur një ndërmarrje e huaj i dërgon punëmarrësit në Shqipëri, për një periudhë jo më shumë se 12 muaj, për llogari dhe nën drejtimin e saj, ose i dërgon punëmarrësit në një ndërmarrje, pjesë të saj, në territorin e Shqipërisë, ose duke qenë agjenci për punë të përkohshme, rekruton një punëmarrës për një ndërmarrje pritëse, që është krijuar ose vepron në territorin e Shqipërisë. Marrëdhënia e punësimit, që krijohet sipas rasteve të parashikuara me siper rregullohet nga dispozitat e legjislacionit shqiptar, lidhur me kohën maksimale të punës dhe kohën minimale të pushimit, kohëzgjatjen minimale të lejes së paguar vjetore, nivelin e pagës minimale etj. Nder te tjera me Ligjin e siperpermendur, Neni 13 i cili parashikonte dispozitat ligjore per “Kontratat e Grupit”, kontrate e lidhur me nje grup punemarresish si teresi, eshte shfuqizuar. Ne Nenin 18/1 te titulluar “Punesimi i perkohshem nga Agjencia”, tanime parashikohet se Agjencia e Punësimit të Përkohshëm nënkupton punëdhënësin, i cili, në bazë të një kontrate pune, punëson një punëmarrës për të punuar përkohësisht në një ndërmarrje pritëse dhe që ushtron të drejtat e detyrimet e punëdhënësit bashkërisht me subjektin pritës. Ndërmarrja pritëse është cdo punëdhënës, i cili punëson përkohësisht një punëmarrës, të vendosur nga Agjencia, dhe ushtron të drejtat e detyrimet e punëdhënësit bashkërisht me Agjencinë. Punësim i përkohshëm nga Agjencia do të konsiderohet periudha kur një punëmarrës kontraktohet nga Agjencia për t’u punësuar përkohësisht nga një ndërmarrje pritëse, me kusht që midis Agjencisë dhe punëmarrësit të ketë një marrëdhënie kontraktore punësimi. Të drejtën e zgjidhjes së kontratës së punës e ka punëmarrësi dhe Agjencia ndersa pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit paguhen nga Agjencia. Mosshlyerja e detyrimeve financiare nga ndërmarrja pritëse, kundrejt Agjencisë, nuk prek pagat dhe përfitimet e tjera të punëmarrësit. Të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me deklarimet në organet tatimore, konfidencialitetin e të dhënave personale, si dhe zbritjet nga paga, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punëmarrësit janë përgjegjësi e Agjencisë. Gjithashtu parashikohet ne kete Ligj ndryshues te Kodit te Punes se punëdhënësi ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit, si dhe merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe fizik të punonjësve. Per sa i perket Mbrojtjes se të dhënave, Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nuk duhet të mbledhë informacione lidhur me punëmarrësit, përvec rasteve, kur këto informacione lidhen me aftësitë profesionale të punë- marrësve ose janë të nevojshme për zbatimin e kontratës. Ne kete Ligj ndryshues te Kodit te Punes, parashikohet se Puna e kryer në ditën e pushimit javor kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 përqind, ose me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune. Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 4 javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim. Pushimet vjetore nuk përfshijnë ditët e festave zyrtare. Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Gjithashtu, gruaja, gjatë periudhës së shtatzënisë, në marrëveshje me punëdhënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kryerjen e vizitave mjekësore, kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës. Punëdhënësi paguan punëmarrësit në mënyrë të barabartë, për punë të njëjtë ose punë me vlerë të barabartë, pa diskriminuar për ndonjë nga shkaqet e përmendura ne Kod. Nje tjeter risi e ketij Ligji ndryshues eshte parashikimi i Lejes Prinderore e cila i jepet Punëmarrësit, i cili ka më shumë se një vit pune të pandërprerë tek i njëjti punëdhënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjec. Per sa i perket afateve te njoftimit te perfundimit te marredhenies se punes, pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej dy javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, prej një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet, prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet, dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet. Gjatë periudhës së njoftimit, kur kontrata e punës zgjidhet nga ana e punëdhënësit, punëmarrësi përfiton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re. Në njoftimin me shkrim, punëdhënësi përcakton arsyet e zgjidhjes së kontratës, të cilat lidhen me shkaqe të tilla si aftësia, sjellja e punëmarrësit ose kërkesat operacionale të ndërmarrjes. Punëdhënësi, i cili nuk respekton procedurën detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim të barabartë me pagën e dymuajve,që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Per sa i preket pushimit kolektiv nga puna, vlerësohet pushim kolektiv nga puna përfundimi i marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi, për arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, kur numri i pushimeve nga puna, brenda 90 ditëve, është, të paktën, 10 punëmarrës për ndërmarrjet me deri në 100 punonjës; 15, për ndërmarrjet me mbi 100 deri në 200 punonjës; dhe 20, për ndërmarrjet me mbi 200 punonjës. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim. Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të justifikuara, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës.

BOZO & ASSOCIATES I BASHKOHET RRJETIT GLOBAL TË KËSHILLIMIT LIGJOR DHE TË BIZNESIT

Cathay Associates  është një rrjet global që mbledh studio ligjore të ndryshme, shërbimet tona ligjore dhe të biznesit mundësojnë lidhje të veçanta që mundësojnë rritje ndërkombëtare. Këshillimi ynë mund të shtrojë oportunitete të reja për biznesin tuaj shqiptar jashtë vendit. Cathay Associates përcjellë njohuritë e tregut vendas në nivel botëror me qellim që biznesi i klientëve tanë të ketë rritje të padiskutueshme. Gjithashtu, edhe ne po rritemi pasi kemi kaluar nga 20 zyra në 18 shtete në 40 zyra të pranishme në gjithë botën.

Shërbimet me tarifa lokale ofrojnë zgjidhje ndërkombëtare.  Cathay Associates është çelësi i suksesit tuaj, një mënyrë e re për të krijuar dhe menaxhuar me eksperience oportunitete biznesi. 

Cathay Associates ofron një shërbim gjithëpërfshirës ku mund të gjeni zgjidhje biznesi dhe ligjore të personalizuar sipas nevojave për ta kthyer sipërmarrjen tuaj në një sukses ndërkombëtar.

Cathay Associates ofron për klientët e saj një pikë kontakti vendase në Shqipëri, në mënyrë që ju të mund të mbështeteni tek rrjeti ynë global për një këshillim të specializuar pa lëvizur nga Shqipëria.

BOTIMI 12/14 | DHJETOR | 2014 – PAKETA FISKALE 2015

Kjo newsletter është përgatitur me qëllim që t’Ju informojë mbi ndryshimet më të fundit që kanë ndodhur në lidhje me tatimet dhe taksat, pas miratimit të Paketës Fiskale 2015, nga Parlamenti, në datë 27 Nëntor 2014.

Kjo Paketë Fiskale do të sjellë efektet dhe hyn në fuqi në datë 1 Janar 2015.

Ju informojmë se, ndryshimet më të rëndësishme që mund të prekin aktivitetin e biznesit Tuaj në Shqipëri, kategorizohen si më poshtë: 

I. NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT:

Ligji nr.156/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” sjell këto ndryshime:

Do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale edhe:

1) Kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, përsa i përket fondit të pensionit vullnetar .

2) Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve.

Kështu kontributet e bëra nga punëdhënësi në emër të punonjësve të tij do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme për qëllim të tatimit mbi fitimin deri në limitin e përcaktuar nga ligji nr.10197/2009 për pensionet vullnetare.

  •  Rritet % e tatimit mbi të ardhurat nga 10% në 15% për:
    • dividendet, të ardhurat që rrjedhin nga fitimi ortakut, interesat nga huatë, depozitat ose kontratat e ngjashme;
    • kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
  •  Rritet edhe % e tatimit në burim, nga 10% në 15 %.
  •  Nuk konsiderohen më si shpenzime të zbritshme për individët:
    • Kontributet vullnetare për pension, për jetën apo shëndetin të derdhura nga vetë individi. 
    • Taksa e ndërtesës.
  • Përjashtohet nga tatimi mbi fitimin Fondi i pensionit vullnetar.
  • Përsa i përket amortizimit, do të njihet tërësisht si shpenzim i zbritshëm i periudhës tatimore:
    • Ndërtesat, konstruksionet dhe makineritë në rastin kur vlera e mbetur e aktivit në fillim të periudhës tatimore është më e vogël se 3% e kostos historike të këtij aktivi.
    • Aktivet e tjera, nëse vlera e mbetur e aktivit në fillim të periudhës tatimore është më e vogël se 10% e kostos historike të këtij aktivi.

Deri në Prill 2015, ngarkohet KM të nxjerrë aktet normative që do të përcaktojnë normativat për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit dhe transportimit që do të njihen për qëllime fiskale.

II. NË LIDHJE ME TAKSAT KOMBËTARE:

Ligji nr.157/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008,“Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, sjell këto ndryshime:

  • Rritet taksa e qarkullimit nga 17 lekë/litër për benzinën dhe gazoilin bëhet 27 lekë/litër.
  • Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në produktin minerar është sa 2/3 e normë së rentës të përcaktuar sipas shojcës së grupit të parë (mineralet metalike).
  • Pushtetit vendor i takojnë 5% e të ardhurave nga renta minerare.
  • është shtuar taksa mbi primet e shkruara në masën 3% të shumës së primit, por përjashtohen primet e sigurimit për produket e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil.
  • Anijet e peshkimit përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

III. NË LIDHJE ME AKCIZAT:

Ligji nr.158/2014, “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” sjell këto ndryshime:

  • Ndryshon shtojcën që përcakton shkallën e taksimit.
  • Ka shtuar si mall të taksueshëm edhe pijet energjike, të cilat do të taksohen 30 lekë/litër.

IV. NËLIDHJEMETARIFATDOGANORE:

Ligji nr.159/2014, “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar” ndryshon: 

  • Bën zero tarfifën doganore për artikujt që kanë kodin e NMK: 2709 00 90; 0511 10 00; 1001 99 00; 1101 00 11; 1101 00 15; 0103 91 10 100; 0102 29 29 100; 0102 29 29 200; 2309 90 31; 0407 11 00; 0407 19 11; 0407 19 19; 0105 11 11; 0105 11 19.
  • Tarifa doganore për gomat e reja pneumatike prej gome, ulet nga 15% në 10%. 

Së fundmi, në 4 Dhjetor 2014 është miratuar Ligji nr. 164/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, i cili ka sjellë ndryshime në procedurat tatimore, të cilat janë me interes për biznesin Tuaj, si më poshtë:

  •  Drejtoria e Apelimit Tatimor duhet t’i nxjerrë vendimet brenda një kohe më të shkurtër prej 60 ditësh, nga 90 ditë që ishte.
  •  Garancia bankare që lëshohet për të garantuar pagesën e detyrimit tatimor gjatë një procesi apelimi duhet të ketë periudhë vlefshmërie me jo më pak se 6muaj,pornëcdorastjomëpakse periudha kohore derisa vendimi të bëhet përfundimtar.
  •  E drejta e tatimpaguesit për të kërkuar rimbursim parashkruhet kur kanë kaluar 5 vjet nga data e dorëzimit të deklaratës tatimore, e përcaktuar në legjislacionin tatimor përkatës.
  •  Penaliteti për pagesë të vonuar të detyrimeve tatimore ndryshon dhe bëhet në normën 0.06% të vlerës së detyrimit tatimor të papaguar për cdo ditë vonese, i zbatuar për një periudhë të kufizuar kohe deri në 365 ditë.
  •  Edhe penaliteti për deklarimin e pasaktë tatimor fiksohet në nomën  0.06% të detyrimit tatimor të padeklaruar për cdo ditë vonese deri sa kryhet pagesa, por duke mos kaluar periudhën e 365 ditëve. Ky penalitet përdoret edhe për rastet e reduktimit të kredisë tatimore. 
  • Taksat në lidhje me vendimet gjyqësore do të publikohen në websiten e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
  • Një tatimpagues i cili ka status ose është i regjistruar si pasiv duhet të mos kryejë ndonjë aktivitet tregtar, se në të kundërt do të zbatohen penalitete. 

BOTIMI 04/14 | PRILL | 2014 – LEGJISLACION NE FUSHEN E TAKSAVE

Deklarata Individuale vjetore e te Ardhurave

Me ndryshimet e ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat te bera ne vitin 2012 , afati i deklarimit te te Ardhurave Individuale Vjetore dhe pageses se tatimit per vitin 2013 eshte 30 Prill 2014.

Shkalla tatimore e aplikueshme mbi të ardhurat e tatueshme të tatimpaguesit, që plotëson deklaratën vjetore të të ardhurave, është 10 për qind.

Shumes se ketij tatimi i zbriten tatimet e paguara gjate vitit per te cilin deklarohet, te dokumentuara nga mbajtesi ne burim i ketyre tatimeve.

DETYRIMI PER DEKLARIM:

  • Individet rezidente Shqiptare qe realizojne te ardhura ne territorin e Shqiperise dhe jashte saj ne shumen e pergjithshme mbi 2 milion leke ne vit;
  • Individet jo -rezidente Shqiptare qe realizojne te ardhura ne territorin e Shqiperise ne shumen e pergjithshme mbi 2 milion leke ne vit.

Individet rezidente Shqiptare te cilet gjenerojne te ardhura vjetore deri ne shumen 1,050,000 leke mund te ushtrojne te drejten te bejne deklarimin vjetor te te ardhurave me qellim qe te perfitojne nga e drejta e përllogaritjes se shpenzimeve te zbritshme.

SHPENZIMET E ZBRITSHME

Shpenzimet e zbritshme jane :

  • Kontributet vullnetare të pensioneve, sipas përcaktimeve në ligjin për fondet e pensionit vullnetar;
  • Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari;
  • Pjesa e shpenzimeve për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.
  • Taksa mbi ndërtesën. 

BOTIMI 02/14 | SHKURT | 2014 – LEGJISLACION NE FUSHEN E TAKSAVE

Udhëzim Nr.2, datë 17.1.2014 Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

TAKSA PËR BENZINËN DHE GAZOILIN

Rritet taksa për benzinën dhe gazoilin, ishte 7 lekë/Litër bëhet 17 lekë/Litër.

TAKSA E RENTËS MINERARE

Kur zotëruesi i lejes së shfrytëzimit shet për konsum final brenda vendit mineralin apo nënproduktin e prodhuar prej tij, ai paguan taksën e rentës minerare në bankën e nivelit të dytë për llogari të drejtorisë rajonale ku është regjistruar për të gjithë sasinë e shitur.

KËTA TATIMPAGUES DETYROHEN:

  1. të bëjnë një deklaratë për çdo muaj, jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të muajit në të cilin janë realizuar shitjet
  2. të paguajnë taksën e rentës minerare për atë muaj në ose para datës së detyrueshme të deklaratës;
  3. deklarata për pagesën e rentës minerare dorëzohet në një nga mënyrat e parashikuara në ligjin “Për procedurat tatimore”, pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku është i regjistruar personi fizik/personi juridik, zotërues i lejes minerare apo eksportuesi në rastin e eksportit me të tretët.

TAKSA E AMBALAZHEVE TË PLASTIKËS

Taksa e ambalazheve plastike caktohet në masën 100 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend caktohet në masën 50 lekë/kg, me kusht që subjekti ta provojë këtë fakt me anë të kartës teknologjike të prodhimit, deklaratave të importimit të lëndëve të para, si dhe dokumentimit të blerjeve të lëndëve të para brenda vendit.

TAKSA E AMBALAZHEVE TË QELQIT

Caktohet në masën 10 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas.

Importuesi për qëllimet e aplikimit të taksës së ambalazhit duhet të marrë masa që, vetë apo nëpërmjet kompanisë prodhuese apo eksportuese, të bëjë ndarjen e llojeve të ambalazhit të produkteve të importuara. 

Të gjitha subjektet prodhuese të ambalazheve të plastikës dhe të qelqit duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale ku janë regjistruar, këto dokumente:

  • Licencë/leje/miratim nga institucioni përkatës, për prodhimin e produkteve njëpërdorimshe të plastikës dhe të qelqit;
  • Kopje të kartës teknologjike të prodhimit.

Çdo ndryshim i kartës teknologjike duhet t’i njoftohet organit tatimor një muaj përpara.

VKM NR. 24, DATË 22.1.2014 “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR LËSHIMIN E AUTORIZIMIT TË MINISTRIT TË SHËNDETËSISË PËR IMPORTIMIN E BARNAVE TË PAREGJISTRUAR”

Kërkesa për autorizim importi për çdo bar të paregjistruar paraqitet pranë Drejtorisë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, nga subjektet e licencuara për importimin e barnave. Në kërkesën për t’u pajisur me autorizimin përkatës për importimin e barnave të paregjistruar, për çdo bar të paregjistruar duhet të përcaktohen: emri, principi aktiv, doza dhe forma farmaceutike, sasia, çmimi për njësi i barit, emri dhe adresa e mbajtësit të autorizimit për hedhjen në treg të barit dhe/ose firma prodhuese, si dhe një përshkrim i shkurtër për përdorimin e barit.

Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar jepet vetëm për ata barna, që nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe është i vlefshëm për një periudhë dymujore nga koha e lëshimit.

Çmimi i barit, për të cilin është dhënë autorizim importi, nuk duhet të ndryshojë për një periudhë 1-vjeçare nga data e hyrjes së barit në Republikën e Shqipërisë. 

Përjashtimisht, brenda vitit pranohet kërkesa dhe lëshohet autorizim vetëm për importimin e barnave me çmim të njëjtë ose më të ulët se ai i deklaruar për herë të parë në atë vit.

LEGJISLACION NE FUSHEN E TATIMEVE

Udhëzim Nr.4, datë 25.1.2015 Për disa shtesa dhe ndyshime në udhëzimin nr.24, datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”

Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme:

Taksa vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimit mbi të ardhurat personale tashmë quhet tatim i thjeshtuar mbi biznesin e vogël dhe nuk administrohet më nga zyrat tatimore të qeverisjes vendore por do të administrohen nga drejtoritë rajonale tatimore.

  1. Afati që mer dijeni ose konsiderohet se ka marrë dijeni personi i tatueshëm për njoftimin e vlerësimit tatimor nga 7 ditë është bërë 10 ditë nga data e nisjes me postë.
  2. Ndryshon mënyra e pagesës së detyrimit tatimor, objekt ankimi. Mënyrat janë me pagesë ose vendosje garancie bankare pra ankimuesi në vënd të pagesës mund të vendosë garanci bankare për këtë shumë.
  3. Afati i kundërshtimit të rezultateve të kontrollit tatimor nga 5 ditë bëhet 15 ditë.
  4. Vlera e transaksioneve me para në dorë nga 300.000 bëhet 150.000 Lekë.

Tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që kryejnë ndërmjet tyre transaksione shitjeje ose blerjeje me para në dorë, kur vlera e transaksionit është më e madhe se 150 000 lekë, dënohen me gjobë në masën 10 për qind të vlerës së secilit transaksion. 

Ky dënim zbatohet si për blerësin, edhe për shitësin, nëse të dy janë persona juridikë dhe/ose fizikë tregtarë, dhe blerësi ka paguar direkt shitësin me para në dorë.

Në rast se blerësi ka paguar me para në dorë në llogarinë bankare të shitësit, dënimi zbatohet vetëm ndaj blerësit. Ashtu sikurse, nëse shitësi i autorizuar nga blerësi, për likuidimin e transaksionit ka tërhequr me para në dorë nga llogaria bankare e blerësit, dënimi zbatohet ndaj shitësit.

Udhëzim i Përbashkët Nr.673/2, datë 28.1.2014 “Për përcaktimin e listës së mallrave dhe shërbimeve që përdoren në realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure nga shoqëritë e kërkimit të hidrokarbureve, të cilat përjashtohen nga pagesa e TVSH-së, si dhe procedurat e përjashtimit.

JANË TË PËRJASHTUARA NGA TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR:

  1. Furnizimi i shërbimeve të fazës së kërkimit të hidrokarbureve që kryhen nga shoqëritë e kërkimit të hidrokarbureve (kontraktorët) dhe nënkontraktorët e tyre, të cilët në bazë të një marrëveshjeje hidrokarbure kryejnë operacione kërkimi të hidrokarbureve për vendburime të reja të naftës dhe të gazit.
  2. Importimi i mallrave dhe i shërbimeve të përfshira në vlerën e mallit që u nënshtrohen procedurave doganore, për realizimin e operacioneve të fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët e tyre që kryejnë këto operacione.
  3. Furnizimi i mallrave për realizimin e operacioneve të fazës së kërkimit që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre, të importuara si të përjashtuara nga TVSH –ja.

Lista e mallrave dhe e shërbimeve për operacionet e kërkimit të hidrokarbureve, të përjashtuara nga TVSH-ja është si më poshtë

  1. Studime gjeologjike dhe gjeofizike:
    1. hartografime dhe punime rilevimi në terren;
    2. analiza laboratorike e kampioneve dhe të dhënave;
    3. përpunimi dhe interpretimi i të dhënave gjeologo-gjeofizike.
  2. Punime gjeofizike me metoda të ndryshme
    1. transportimi i pajisjeve teknike dhe teknologjike dhe ndërtimi i infrastrukturës për punimet fushore tokësore dhe detare, si dhe laboratorike;
    2. regjistrimi i të dhënave fushore tokësore dhe detare;
    3. përpunimi i të dhënave dhe regjistrimeve fushore tokësore dhe detare;
    4. interpretimi gjeologo-gjeofizik i të dhënave të përpunuara.
  3. Shpimi i puseve të kërkimit për naftë dhe gaz:
    1. ndërtimi i rrugëve për arritjen në bazamentin e shpimit të pusit;
    2. ndërtimi i bazamentit të pusit;
    3. tërësia e shërbimeve të nevojshme për të mbështetur shpimin e pusit;
  4. 4. Projektet dhe studimet teknike dhe teknologjike për:
    1. transportimi dhe montimi i sondës dhe shpimi i pusit;
    2. matjet gjeofizike në pus;
    3. përvetësimi i pusit për identifikimin e naftës dhe të gazit;
    4. analizat e kampionaturës së përftuar gjatë shpimit;
    5. ndërtimi i linjave teknologjike dhe depozitave për transportimin dhe magazinimin e hidrokarbureve që mund të prodhohen gjatë fazës së kërkimit;
    6. matjet për orientimin e shpimit të pusit;
    7. furnizimi me kimikate dhe bazë materiale për përgatitjen e lëngut larës;
    8. transportimi dhe montimi i platformës detare të shpimit;
    9. pozicionimi i platformës detare sipas koordinatave të projektit;
    10. transportimi i punonjësve të operacioneve me helikopter ose anije;
    11. furnizimi i platformës detare me bazë materiale dhe ushqime;
    12. transporti për evadimin e mbetjeve të krijuara nga procesi i operacioneve të shpimit të pusit.
    13. projektet ndërtimore për sheshet e shpimit të puseve, rrugëve lidhëse, infrastrukturës mbështetëse;
    14. projektet teknologjike për shpimin e puseve dhe kryerjen e matjeve dhe analizave, përfshirë edhe përvetësimin e pusit;
    15. projektet ndërtimore dhe teknologjike për linjat lidhëse dhe depozitat e hidrokarbureve gjatë fazës së kërkimit.

Nuk e përfitojnë këtë përjashtim furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve që nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me operacionet e kërkimit në kuptim të përcaktimit “Kërkim”, të tilla si p.sh.: shërbime interneti, telefonike, akomodimi, konsulencë juridike dhe ekonomike, financiare, ndërtimi i zyrave, transporti, shërbime sigurimi, shërbime të ruajtjes dhe sigurisë fizike, por pa u kufizuar vetëm në to.